Ndarja e çiftit hollivudian ka pushtuar faqet rozë gjatë kësaj kohe dhe të gjithë dyshojnë se fajtore është Lady Gaga.
Disa burime tregojnë se Bradley Cooper ishte i hutuar gjatë kohës kur po xhironte filmin "A Star is Born". Aktori ishte tepër i ftohtë me Irinën gjatë asaj periudhe.
"Ata u përpoqën të shpëtojnë marrëdhënien e tyre, por kishte ndryshuar. Që kur Bradley dhe Irina u bënë shumë privatë për lidhjen e tyre, u kuptua se ka dicka që nuk shkon", tha një burim pranë aktorit.
44-vjeçari dhe supermodelja 33-vjeçe u ndanë javën e kaluar, duke i dhënë fund lidhjes katër vjecare, e cila filloi në prill të vitit 2015.
Pavarësisht kësaj, ata do të komunikojnë gjithmonë pasi janë prindër të një vajze 2-vjecare, Lea De Seine. Ndërkohë, kimia e Lady Gaga dhe Bradley Cooper u përforcua më shumë me performancën e tyre në Oscars 2019.
Që prej asaj kohe nisën spekulimet se ata kanë ndjenja për njëri-tjetrit, por ende nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë.