“Sa e sa luana dhanë jetën për këtë vend”, Mozzik uron 20-vjetorin e çlirimit

Mediale Vip

“Sa e sa luana dhanë jetën për këtë vend”, Mozzik uron 20-vjetorin e çlirimit

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 08:21
Mozzik

Mozzik ka bërë urim të veçantë për ditën e çlirimit.

Mozzik, përmes një postimi në Instagram, ka uruar shqiptarët me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të vendit.

Në urimin e tij, reperi përmend sakrificën e ushtarëve të UÇK-së për lirinë që ne e gëzojmë sot.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I MOZZIKUT, PA NDËRHYRJE:

“Urime dita e çlirimit !
Sa e sa Luana dhanë jetën për këtë vend të ujitur me gjak të heronjve të
Uçk-së !
E sa e sa tjerë i mbijetuan sfidave e sakrificave vetëm që sot të jemi të lirë,të ecim lirë..mbi të gjitha të flasim Shqip.
Urime juve që dikur përshendetët prindërit për luftë,duke mos e ditur se a do ktheheni më a po jo.
Urime 20 vjetori i çlirimit !
Respekt !
#UÇK ”.

Për ndryshe, “A milly” titullohet projekti i fundit nga Mozzik, të cilin e solli në duet me Dardanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat