Ardit Gjebrea ka disa fjalë për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Ardit Gjebrea përmes një postimi në Instagram, ka uruar shqiptarët për këtë ditë të shënuar.
Moderatori thotë se 20 vite më parë NATO u ka dhënë fund masakrave, meqë rast përfundoi makthi i vrasjeve, dhunimeve e dëbimeve.
“20 vite më parë si sot, NATO i jep fund masakrave të forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Përfundoi makthi i vrasjeve, djegieve, dhunimeve, dëbimeve!
Dita e çlirimit të Kosovës është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët! U rikthye paqja, drejtësia, dinjiteti!
Gëzuar vëllezër! ♥️”, ka shkruar Gjebrea.