Dua Lipa ka reaguar pasi disa persona e kanë akuzuar për fotoshopim të fotografisë së saj që e ka postuar në rrjete sociale.
Këngëtarja nga Prishtina para pak javësh e ka festuar arritjen e 30 milionë ndjekësve në Instagram duke e postuar një fotografi të saj si fëmijë.
Ndërkaq tani po i përgjigjet fansave që mendojnë se ajo I ka zmadhuar buzët e saj në atë fotografi.
Njerëzit thonë që unë i kam edituar fotografitë e mia të fëmijërisë në mënyrë që buzët të më duken më të mëdha. Kjo është çmenduriiii! Nuk më besohet që më duhet ta mbroj veten”, shkroi ajo.