Dua Lipa mohoi se përdor “photoshop”-in, mamaja e Ledri Vulës ka dy fjalë për këngëtaren: Ju mund ta urreni…

Mediale Vip

Dua Lipa mohoi se përdor “photoshop”-in, mamaja e Ledri Vulës ka dy fjalë për këngëtaren: Ju mund ta urreni…

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 19:04
Dua Lipa

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, duket se është lodhur me akuzat e shumta të fansave, se ajo i bën fotografitë e fëmijërisë së saj me “photoshop” që t’i bëjë buzët më të mëdha.

Një ditë më parë, ajo publikoi disa foto të saj kur ka qenë e vogël dhe bashkëngjitur me to, Dua shpërtheu ndaj ndjekësve të cilët e akuzojnë, duke i quajtur të “çmendur”.

“Njerëzit që thonë se unë i bëj me “photoshop” fotot e mia kur isha veve, që ti bëj buzët të duken më të mëdha, janë të çmendur. Nuk mund ta besoj që duhet të mbroj veten time. Njerëz ju nuk jeni në vete”, ka shkruar këngëtarja e famshme krahas fotove.

Kanë qenë të shumtë ata ndjekës që i kanë dalë në mbrojtje Dua-s, duke i thënë se ajo është shumë e bukur origjinale. Një ndër to është edhe mamaja e reperit të njohur, Ledri Vula, Xheraldina.

Kujtojmë se vite më parë është përfolur për një lidhje të mundshme mes Ledrit dhe Dua-s. Ndërkohë Xheraldina komenton në fotot e këngëtares: “Ke qenen e bukur që kur ke qenë 1 vjeçe. Dua ka qenë komshija ime dhe po e kam parë nënën e saj shtatzënë dhe e kam parë kur ka lindur. Kështu që ju mund ta urreni sa të doni për dikë që xhelozoni aq shumë. Nuk do të diskutoj aspak për dikë që është e bukur nga jashtë dhe brenda”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat