E dashura Keisi me dedikim emocional për reperin Stresi

Mediale Vip

E dashura Keisi me dedikim emocional për reperin Stresi

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 22:52
Keisi Bezhani dhe reperi Arkimed Lushaj

Keisi Bezhani dhe reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik Stresi, ka kohë që janë në një lidhje dashurie.

Lidhja mes tyre ka pasur edhe momente të vështira kohë pas kohe, kjo pasi përballja me drejtësinë i ka mohuar lirinë Stresit, i cili po qëndron në qeli dhe kjo i pamundëson takimet e lirshme me të dashurën Keisi Bezhani.

E duket se kjo e fundit po e vuan shumë distancën mes tyre.

“Kur të them se të dua shumë, nuk dua të them se të dua më shumë se ti më don mua. Unë të dua më shumë se ditët e këqija përpara nesh. Të dua më shumë se çdo luftë që do të kemi ndonjëherë. Unë të dua më shumë se distanca midis nesh.Të dua më shumë se çdo pengesë që mund të përpiqet të vijë mes nesh. Të dua më së shumti!” : u shpreh në një dedikim që bëri Keisi të dashurin e saj Stresi. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat