Ramos fton në dasmë Piquen, Beckhamin dhe shumë kolegë – por jo edhe Ronaldon

Mediale Vip

Ramos fton në dasmë Piquen, Beckhamin dhe shumë kolegë – por jo edhe Ronaldon

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 23:37
Sergio Ramosi dhe Pilar Rubio

Sergio Ramosi nuk e ka ftuar Cristiano Ronaldo në atë që është etiketuar si ‘dasma e vitit’ në Spanjë e që do të mbahet të shtunën.

Katedralja e famshme në Sevilla do të jetë vendi i ceremonisë martesore të kapitenit të Real Madridit me prezantuesen televizive, Pilar Rubio.

Në mesin e të ftuarve në dasmën e futbollistit është çifti i famshëm Victoria dhe David Beckham (një ish-galaktik, i cili ka luajtur me Ramosin për dy vite në Santiago Bernabeu).

Partneri te ekipi i Spanjës dhe rivali me Barcelonën, Gerard Pique, po ashtu do të udhëtojë në Andaluzi me bashkëshorten tij, Shakira.

Dhe derisa në listën e të ftuarve janë shumë yje të futbollit, Marcanjofton se në dasmë nuk është ftuar ish-bashkëlojtari i Ramosit te Reali, Cristiano Ronaldo.

Është raportuar se dy futbollistët i kishin prishur raportet në vitin e kaluar kur portugezi vendosi të largohej nga Madridi drejt Juventusit.

Ndryshe, në dasmën e çiftit të famshëm do të marrin pjesë mbi 500 mysafirë, ndërsa për argëtimin e të pranishmëve do të kujdeset grupi legjendar “AC/DC” që është paguar një milion euro për të performuar në këtë ceremoni.

Luka Modric, Zinedine Zidane, Jordi Alba, Sergio Busquets, Fernando Hierro, Ronaldo Nazario, Roberto Carlos, Vicente del Bosque e Iker Casillas – janë në mesin e të ftuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat