Jennifer Lawrence dhe i fejuari duan të kenë fëmijë së shpejti

Mediale Vip

Jennifer Lawrence dhe i fejuari duan të kenë fëmijë së shpejti

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 00:10
Jennifer Lawrence dhe i fejuari i saj Cooke Maroney

Jennifer Lawrence dhe i fejuari i saj Cooke Maroney kanë nisur planifikimet për dasmën e tyre, ndonëse akoma dihen shumë pak detaje.

Sipas një burimi të afërt me çiftin që ka folur për ET, aktorja dhe i fejuari i saj shpresojnë që dasmën ta bëjnë në Neë York, ndonëse duket se vendi  nuk është vendosur akoma.

“Nuk është finalizuar akoma. Ata janë shumë të rezervuar për planifikimin e damsës së tyre sepse duan shumë privatësi”, ka thënë ky burim.

Megjithatë, i njëjti burim ka thënë se ata duan një ceremoni tradicionale dhe shumë intime, krejt larg syrit të mediave dhe publikut, sepse dashurinë dhe lumturinë e tyre duan ta ndajnë vetëm me familjen dhe miqtë më të ngushtë.

Derisa detajet e dasmës nuk dihen akoma, duket se është diçka që dihet me siguri.

“Të dy duan fëmijë. Madje, kanë diskutuar të nisin një familje së shpejti”, ka thënë burimi pranë çiftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat