Duet apo solo? Anxhela Peristeri zbulon detajet e projektit të ri, ja kur do të publikohet

Mediale Vip

Duet apo solo? Anxhela Peristeri zbulon detajet e projektit të ri, ja kur do të publikohet

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 00:54
Anxhela Peristeri

Pas suksesit me "Muza ime" dhe "Maraz", këngëtarja Anxhela Peristeri ka zbuluar një detaj për projektin e ri muzikor.

Do të jetë kënga e tretë që sjell për këtë sezon veror dhe këtë herë vjen në bashkëpunim. Në intervistën e saj  RTV Ora, Anxhela tha:

"Së shpejti do të vijë dhe projekti i tretë, duet me një këngëtar shqiptar. Kënga pritet të dalë në korrik."

Këngëtarja nuk zbuloi detaje të tjera, por pritet të jetë një këngë ritmike. Nuk harroi të përmendte faktin se këtë verë u fokusua tek linjat trupore dhe ia doli të humbiste 18 kg.

"Këtë verë e kam pasur vëmendjen tek trupi. Kërcimin e nisa si metodë për tu dobësuar. Kur nisa mësimin e salsës dhe bacadës e nisja ditën me shumë pozitivitet. Bëj tre herë në javë. Suksesi më ka sjellë shumë të mira por dhe problemet nuk mungojnë, por i anashkaloj dhe i përballoj.

Kam ndryshuar stilin e jetës. Zgjohem më shpejt dhe të merrem me veten", u shpreh këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat