Kush e lan fytyrën për 8 sekonda? Përdoruesit e rrjeteve sociale "masakrojnë" Kendall Jenner

Mediale Vip

Kush e lan fytyrën për 8 sekonda? Përdoruesit e rrjeteve sociale "masakrojnë" Kendall Jenner

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 18:06
Kendall Jenner

Modelja Kendall Jenner publikoi në Twitter një video që zgjati 24 sekonda ku po lante fytyrën me një produkt, të cilin reklamonte.

Pas kësaj, nuk munguan kritikat për faktin se sa shpejt mbaroi procesin. Kendall Jenner mori të njëjtat komente si motra e saj e vogël, Kylie Jenner, e cila më parë publikoi rutinën e përditshme për larjen e fytyrës.

Modelja, e cila ka ldhur kontratë me kompaninë Proactiv kishte qëllim të tregonte se ky produkt ndihmon në pastrimin e shpejtë të lëkurës.

"Larje në 8 sekonda. Kush e lan fytyrën aq shpejt? Çfarë është ajo larje?", shkruajti një komentues.

Ndërsa një tjetër tha: "Ishte shumë e shpejtë, ajo nuk e la produktin që të bënte efekt në lëkurën e saj. Ishte tepër e shpejtë."

Kendall nuk ka bërë ende asnjë reagim për mënyrën se si ndjekësit e komentuan videon e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat