Diona Fona publikon këngën e re “Bella Vita”

Mediale Vip

Diona Fona publikon këngën e re “Bella Vita”

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 18:44
Diona Fona

Këngëtarja e njohur, Diona Fona, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Bella Vita” titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike-verore.

Kënga është punuar nga producenti Big Bang Beats, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Endrit Mumajesi.

“Bella Vita” është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, në të cilin këngëtarja vjen me një performancë mjaft tërheqëse.

Ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films.

Diona vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur gjithnjë mirë nga publiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat