Lidhja e Jenna Dewan dhe Steve Kazee po bëhet shumë serioze

Mediale Vip

Lidhja e Jenna Dewan dhe Steve Kazee po bëhet shumë serioze

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 20:13
Jenna Dewan dhe Steve Kazee

Jenna Dewan dhe Steve Kazee po e çojnë lidhjen e tyre në një nivel tjetër.

Aktorja 38 vjeçare e ka konfirmuar lidhjen me 43 vjeçarin Kazee me një fotografi shumë të ëmbël të tyre javën e kaluar.

Ndonëse ata janë në lidhje dashurie për disa muaj, kjo ishte hera e parë që Dewan ka postuar një fotografi të të dashurit të saj – aktorit fitues të çmimit Tony – në rrjetet sociale.

Por, kjo duket se nuk është bërë krejt rastësisht.

“Lidhja e Jennas me Steve është shumë serioze. Duhej shumë kohë që Jenna ta konsideronte të niste një lidhje dashurie sërish. Por, duket se gjithçka ndryshoi me Steve”, ka thënë një burim i afërt me aktoren për revistën “People”.

Aktorja e njohur ka vajzën gjashtëvjeçare Everly me ish-bashkëshortin, aktorin Channing Tatum.

Dewan dhe Tatum kishin njoftuar se po ndaheshin në muajin prill të vitit 2018.

“Steve e përkrah shumë Jennan si nënë. Ai është i mrekullueshëm me Everly. Jenna ndjehet shumë me fat që është në lidhje me të”, ka thënë tutje ky burim.

Duket se çifti Dewan dhe Kazee po ec shumë shpejt me lidhjen e tyre, transmeton Klan Kosova.

“Ata kanë biseduar për të ardhmen e lidhjes së tyre. Jenna dëshiron shumë që të jetë nënë, madje ajo e do edhe një fëmijë tjetër me Steve”.

Derisa aktorja e ka mbajtur të fshehtë lidhjen duke u përpjekur ta mbajë sa më larg syrit të publikut dhe mediave, Kazee nuk ka pasë aspak turp ta shprehë dashurinë e tij për njeriun krahë tij.

“Disi, në një mënyrë të pashpjegueshme, unë jam i bekuar që kjo të jetë personi që unë ta kem përkrah në këtë udhëtim të çmendur që ne e quajmë jetë”, ka shkruar ai në një postim për Shën Valentin, Ditën e të Dashuruarve.

“Jenna, nuk e di se çfarë kam bërë që ta meritoj dashurinë tënde, por unë do të jem gjithmonë shumë falenderues që jetët tona kanë gjetur një rrugë për t’u bashkuar. Urime Shën Valentinin, dashuria ime”, kishte shkruar ai tutje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat