Afrona nis festën e beqarisë, kërcen me miket e saj nën ritmet e këngës së Bleros

Mediale Vip

Afrona nis festën e beqarisë, kërcen me miket e saj nën ritmet e këngës së Bleros

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 06:10
Afrona dhe Blero

Në 21 shtator të këtij viti Blero dhe Afrona Dika do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë dhe përgatitjet për dasmën ata i kanë nisur prej kohësh.

Afrona ka bërë disa prova për fustanin e saj të nusërisë, ndërsa këngëtari pak javë më parë zbuloi kostumin e tij.

Së fundmi Dika është nisur drejt ishullit grek Mikonos, për të festuar me miket e saj për ditët e fundit të beqarisë.

Image

Afrona ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ video të ndryshme nga festa e beqarisë, ku duket se ajo dhe miket e saj po qëndrojnë në një hotel shumë luksoz.

Ajo ka zbuluar se shoqet e saj i kanë përgatitur disa dhurata shumë speciale, të cilat nuk ka ngurruar t’i ndajë me gjithë ndjekësit.

Në një video tjetër ajo ka treguar se dhe në festën e saj të beqarisë kërcen nën ritmet e njërës prej këngëve të Bleros.

Kujtojmë se dyshja e njohur kanë disa vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe dy vite më parë Blero i propozoi Afronës për martesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat