Përpara se Archie të vinte në jetë, Princ William dhe Harry nuk flisnin fare me njëri-tjetrin

Mediale Vip

Përpara se Archie të vinte në jetë, Princ William dhe Harry nuk flisnin fare me njëri-tjetrin

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 07:08
Princ William dhe Harry

Në fillim të vitit 2019, në portalet e huaja bëri bujë lajmi që Princ William dhe Princ Harry nuk flisnin më bashkë. Këto fjalë u munduan të hidheshin poshtë nga familja mbretërore, por sipas burimeve të afërta të mbretërorëve, ky lajm ka qenë i vërtetë. Gjithçka nisi në vitin 2017, kur Harry mendonte se vëllai i tij nuk po e priste shumë mirë lidhjen e tij me Meghan dhe kështu që u larguan. Kjo gjë vazhdoi për shumë gjatë, derisa për shkak të Charles, familja Chambrige ftoi Sussex për të kaluar bashkë Krishtlindjet. Një gazetare e familjes, Katie Nicholl, tha për ‘ET’ se vëllezërit vazhdonin të mos flisnin, por kjo ka ndryshuar pas lindjes së Archie-t. “Tani që Archie është këtu, mendoj se kjo gjë ka ndikuar në zhvillimin e marrëdhënies së tyre. William është shumë i emocionuar që vëllai i tij është bërë baba, ndërsa nga ana tjetër, kam dëgjuar që Kate Middleton i ka ofruar gjithë ndihmën Meghan-it. ‘Jam këtu për ty’, i ka thënë ajo”, shprehet Katie. Mesa duket, Archie ka ndryshuar jetën e të gjithëve, duke e bërë më të bukur dhe duke sjellë paqe në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat