Shyhretja dhe Engji po vijnë me këngë për dasma

Mediale Vip

Shyhretja dhe Engji po vijnë me këngë për dasma

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 21:24
Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu

Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu kanë filluar përgatitjet për këngë të re.

Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu po sjellin edhe një duet së bashku, ndërsa kanë filluar edhe xhirimet për të.

Ishte Engji ajo që publikoi një video në InstaStory, përmes së cilës zbuloi se po vijnë me këngë të re.

Engji ka bërë të ditur se projekti i ri në duet me Shyhreten është këngë për dasma.

“Po, jemi duke e përgatitur një këngë tash verës, është duet me mamin, këngë për dasma”, tha ajo.

Këngëtarja shtoi se ato sërish kanë bashkëpunuar “Vizioni Libonia”, videoklipi i këngës është punuar nga M Production, por titulli dhe data e publikimit të saj ende nuk janë vendosur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat