Zbulohen gënjeshtrat e Khloe Kardashian për Tristan Thompson

Mediale Vip

Zbulohen gënjeshtrat e Khloe Kardashian për Tristan Thompson

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 09:35
Khloe Kardashian, Tristan Thompson

Ndërkohë që Jordan Craig fajësoi Khloe Kardashian se shkatërroi lidhjen e saj me Tristan Thompson kur ishte ende shtatzënë.

Khloe shkroi në Instagram se kjo nuk ishte e vërtetë. Sipas saj, ajo dhe Tristan u njohën shume kohë pasi ai dhe Jordan u ndanë, të paktën kështu i kishte thënë nëna e basketbollistit dhe gjithë stafi i tij. Por një person që preferon të mos e zbulojë identitetin, shprehet se Khloe dhe Tristan janë takuar në dasmën e Kevin Hart dhe Eniko Parrish në gushtin e 2016-ës. Në dasmë Tristan ishte i shoqëruar nga Jordan, atëherë shtatzanë, dhe Khloe e dinte për lidhjen e tyre.

I pranishmi në dasmën e Kevin Hart, thotë për mediat: “Khloe ishte në dasmë. Këtë e dëshmojnë me qindra foto të dasmës së Kevin. Khloe erdhi e shoqëruar nga Trey Songz. Ajo e pa Tristan dhe Jordan e cila ishte shtatzënë dhe qëndronte pranë tij. Khloe e dinte shumë mirë për lidhjen e tyre, por kjo nuk e pengoi që të hidhej në krahët e Tristan dhe të bëhej shkaktarja e ndarjes nga Jordan.”

Ndërsa nga ana tjetër, modelja simpatike Jordan Craig tha se pasi Tristan nisi lidhjen me Khloe, e pagoi me 112 mijë dollarë që ajo të mos dilte me asnjë mashkull tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat