Rikthimin në skenë e shënoi duke kënduar si mysafir i këngëtares Tuna Sejdiu në albumin e saj të ri “Fortuna”.
Kjo dyshe vendosën të risjellin bashkë një këngë të vjetër të Rexhepagiqit, këngën “Harrova”, duke bërë ca ndryshime të vogla në orkestrim.
Mirëpo mbrëmjen e kaluar, në hapjen e klubit të natës ‘Zone Club’ në Prishtinë, Rexhepagiqi pas shumë kohe i është rikthyer këngës duke performuar live për publikun.
Përveç se ka kënduar një duet me Tunën, artisti ka vendosur të dalë edhe vet, ku ka kënduar këngën “Dashurinë ku e kam”.
Kjo është edhe hera e parë që Rexhepaqiqi interpreton në kontakt direkt me një publik të madh, i cili sigurisht e dinte përmendësh këtë këngë ikonike të tijën.