Belinda vë në siklet Encen

Mediale Vip

Belinda vë në siklet Encen

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 06:24
Enca Haxhia dhe Belinda

Ashtu siç edhe është traditë në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan, velina Belinda Dragoti bën një pyetje të sikletshme për personazhet e ftuar.

Mbrëmjen e sotme velina kishte përballë këngëtaren Enca Haxhia. “Si vegjetariane që je, barin e ha apo e pi”, ishte pyetja që Belinda i drejtoi këngëtares, e cila me humor tha se e ha, por nuk e pi.

Ermal Mamaqi: Tani do të vij një vajzë që do të të bëjë një pyetje me spec. A je gati?

Enca Haxhia: Më pëlqejnë pyetjet nga vajzat.

Belinda Dragoti: Si vegjetariane që je, barin e ha apo e pi?

Enca Haxhia: Edhe e ha edhe s’e pi…

Ermal Mamaqi: Belinda qëndro larg këtyre gjërave.

Enca Haxhia: Vetëm mish Belinda…

Ermal Mamaqi: Ja ku e morëm dhe një përgjigje që Enca nuk pi asgjë, as ujë madje nuk pi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat