E pyesin për raportin me Flori Mumajesin, Fifi habit me përgjigjen

Mediale Vip

E pyesin për raportin me Flori Mumajesin, Fifi habit me përgjigjen

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 10:21
Flori Mumajesi dhe Fifi

Ndonjëherë ka raporte që nuk ekzistojnë vërtet, mirëpo ku ka zë nuk është pa gjë. Është shkruar shpesh në portale për një histori mes Florit dhe Fifit.

Ata as nuk e kanë mohuar, por as nuk e kanë pohuar. Pra, mbetet enigmë marrëdhënia e tyre. E ftuar në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës, Fifi nuk mund t’i shpëtonte një pyetjeje për Florin.

A keni ju një lidhje romantike, ishte pyetja për Fifin. Ndërkohë ajo u përgjigj “A e di çfarë? Pse s’po thirrni Florin e ju tregon ai? Burrë e kam zemër, ça ki tash?”

Ndërkohë, vazhdoi ngacmimi nga vajzat “Do bëni këngë dashurie si Miriami dhe Albani pas martese?”

Fifi sërish nuk nguroi të përgjigjej “Momentalisht i kam 25 vjeç, nga 30 mendoj të martohem. Kështu që ki dhe 5 vjet me prit.”

Nga përgjigjet nuk kuptohet qartë raporti i tyre, pasi edhe janë edhe s’janë bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat