Pas operacionit, Daniel Craig i rikthehet palestrës

Mediale Vip

Pas operacionit, Daniel Craig i rikthehet palestrës

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 10:25
Daniel Craig

Daniel Craig i është rikthyer palestrës.

Llogaria zyrtare e James Bond në Instagram, ka ndarë një fotografi të aktori 51 vjeçar ku shihet teksa po stërvitet, pas lëndimit në këmbë gjatë xhirimeve të filmit.

“Daniel Craig goditi palestrën fort. Duke u bërë gati për xhirimet e javës së ardhshme”, shkruan nën fotografi.

Image

Muajin e kaluar u zbuluar se Daniel pësoi lëndim gjatë setit të Bond 25 në Xhamajka.

Ai kohën e fundit iu nënshtrua një operacioni për lëndimin dhe tani është duke u përgatitur për t’u kthyer në set.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat