Femra më e ndjekur në botë në Instagram, nuk ka Instagram në telefonin e saj

Mediale Vip

Femra më e ndjekur në botë në Instagram, nuk ka Instagram në telefonin e saj

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 12:03
Selena Gomez mund të jetë më e ndjekura në Instagram, por ajo e ka larguar këtë aplikacion nga telefoni i saj.

Ylli i “Dead Don’t Die” së fundmi ka folur për largimin e saj nga rrjetet sociale pasi është shumë e rëndësishme për shëndetin mental.

Selena Gomez mund të jetë më e ndjekura në Instagram, por ajo e ka larguar këtë aplikacion nga telefoni i saj.

Ajo, e cila para pak kohësh vuante nga një gjendje emocionale të rënduar, ka bërë me dije se nuk e mban aplikacionin “Instagram” në telefon, ndonëse ndiqet nga miliona njerëz.

Në një intervistë për “Live with Kelly and Ryan”, këngëtarja dhe aktorja zbuloi se e mban llogarinë e saj në celularin e dikujt tjetër dhe futet në të në mënyrë periodike.

Selena u shpreh se vepron kësisoj që t’i shmanget komenteve të shumëllojta, të cilat veçse ndikojnë negativisht tek ajo.

“E kam përdorur shumë, por mendoj se nuk është i shëndetshëm. Personalisht mendoj se për të rinjtë, përfshirë edhe vetën time, kalimi i kohës duke lexuar gjithë ato komente, do ndikojë në gjendjen psikologjike”-tha Gomez, duke shtuar: “Do më bënte me depresion. Do më bënte të mos ndihesha mirë për veten time dhe ta shoh trupin tim ndryshe. Kështu që nuk e kam aplikacionin në telefon. E kam në celularin e dikujt tjetër. Dhe kur ndihem që dua të ndaj diçka me fansat atëherë bëj log in dhe postoj.”

Gomez edhe para një muaji e ka shprehur shqetësimin e saj rreth efektit “të tmerrshëm” që kanë pasur mediat sociale në gjeneratën e saj dhe ajo u bën thirrje që të largohen nga këto platforma. Aktorja dhe këngëtarja 26-vjeçare për këtë çështje kishte folur në Kanë gjatë promovimit të filmit të ri të Jim Jarmusch, “The Dead Do not Die”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat