Nutricionistja shqiptare, pa make up dhe me atlete në emision! - Bota Sot
Nutricionistja shqiptare, pa make up dhe me atlete në emision!

Mediale Vip

Nutricionistja shqiptare, pa make up dhe me atlete në emision!

Nga: N.SH Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:15
Diola Dosti

Diola Dosti, ka disa muaj që prezanton emisionin ku është vetë autore, Mësimet e Diolës në RTK, çdo të dielë, ora 11:11.

Përveç punës që bën, duket se Diola do të japë një mesazh të madh për vajzat e ekranit. Thjeshtësinë televizive. Dukshëm make up bën mrekulli (gjë që dhe vetë nutricionistja e ka provuar), por mesazhi i saj është i qartë: -‘ Mund të dalim dhe pa pikë make up në Televizor dhe me atlete!’

Kjo sigurisht i shkon dhe natyrës së emisionit që ajo realizon. Kohët e fundit nutricionistja e famshme ka hedhur në treg dhe kremin me formulën e saj Dbotanical, krem me bimë të çertifikuara organike.

Përveç kësaj, me shitjen e kremit, Diola fuqizon plot 50 familje në Kosovë, të cilat merren me rritjen dhe kultivimin e bimëve aromatike. Mund të themi se ky krem, është i vetmi prodhim vendor i bërë nga bimët e çertifikuara sipas standarteve të Bashkimit Europian.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...