Greta Koçi ka përgjigjen më epike për të gjithë ata që e pyesin ‘Kur do gjesh burrë?’

Mediale Vip

Greta Koçi ka përgjigjen më epike për të gjithë ata që e pyesin ‘Kur do gjesh burrë?’

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:26
Greta Koçi

Që pas fejesës së Eni Koçit me partnerin e saj Genc Prelvukaj, Greta Koçi është vënë në ‘shenjestër’ nga fansat e saj. Ditën e sotme, gjatë një interviste në ‘E Diell’, këngëtarja ka pranuar se merr shumë komente në fotot e saj të tipit: ‘Shumë e bukur je, po gjej ndonjë burrë’.

“Rregullat në familjet shqiptare kshu janë. Martohet njëherë e madhja pastaj e vogla”, u ngacmua këngëtarja gjatë intervistës ndërsa ajo ia ka kthyer me një përgjigje diplomatike. “Ashtu e kanë, po këto punë nuk paskan rradhë.

Të gjitha këto kanë kohë dhe është proçes që do ndodhë në jetën e njeriut. E rëndësishme është të arsimohesh, të kulturohesh, të kesh një karrierë të suksesshme, të jesh e zonja e vetes dhe burrin ta zgjedhësh në atë standart”, është shprehur Greta në formë këshille për të gjitha vajzat.

Përsa i përket marrëdhënies së saj me Enin dhe Gencin, Greta ka zbuluar se janë shumë të afërt, sidomos me kunatin e saj të cilin e quan si vëlla dhe se Enin ai e mban në pëllëmbë të dorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat