Artisti i famshëm diagnostikohet me kancer, lajmin e bën të ditur në rrjetet sociale

Mediale Vip

Artisti i famshëm diagnostikohet me kancer, lajmin e bën të ditur në rrjetet sociale

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 08:43
Dave Mustaine

Grupi i njohur amerikan ‘Megadeth’ ka anuluar shumicën e shfaqjeve të mbetura të vitit 2019 për shkak se vokalisti dhe kitaristi i grupit, Dave Mustaine zbuloj së është diagnostikuar me kancer të fytit.

57-vjeçari Mustaine, i cili themeloi Megadeth në vitin 1983 bëri të ditur lajmin në faqen e tij të Instagramit.

“Jam diagnostikua me kancerin e fytit. Është diçka që duhet respektuar por unë kam hasur në pengesa. Unë jam duke punuar ngushtë me mjekët e mi dhe ne kemi hartuar një plan trajtimi për të cilin ata mendojnë se ka një sukses prej 90%”, shkroi ai Mustaine.

“Trajtimi tashmë ka filluar. Për fat të keq, kjo kërkon anulimin e disa koncerteve këtë vit. Unë jam aq mirënjohës për të gjithë ekipin tim, familjen, mjekët dhe anëtarët e grupit. Do t’ju mbaj të informuar me postime”, vazhdoi tutje artisti.

Këngëtari deklaroi se grupi do të vazhdoi punën e tyre me albumin e suksesshëm ‘Dystopia’ me të cilin ata fituan ‘Grammy’ për perfomrancën më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat