Takoi një të pastrehë, Justin Bieber bën gjestin për t’u duartrokitur

Mediale Vip

Takoi një të pastrehë, Justin Bieber bën gjestin për t’u duartrokitur

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 21:32
Justin Bieber

Justin Bieber është shfaqur duke i dhuruar një personi të pastrehë 40 dollarë.

Justin Bieber ishte në Miami bashkë me bashkëshorten e tij, Haileyn, të shtunën dhe të dielën, në një konferencë të kishës, shkruan DailyMail.

Dhe kjo fundjavë në adhurim, e frymëzoi yllin 25-vjeçar të muzikës pop, për të bërë disa veprime të mira.

Derisa u ndal në një pompë benzine, rrugës për tek avioni i tij privat, këngëtari kanadez ia dhuroi një të pastrehi 40 dollarë.

Justin mori pjesë në këtë konferencë të kishës, gjatë kohës kur gjendet mes betejave me depresion dhe ankth.

Ata zgjodhën që t’i lënë pas përgatitjet për ceremoninë e martesës, pasi janë përqendruar në shëndetin mendor të Justinit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat