Drake mban premtimin, publikon dy këngët e reja dhe ‘çmend’ internetin

Mediale Vip

Drake mban premtimin, publikon dy këngët e reja dhe ‘çmend’ internetin

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 12:18
Drake

Drake ka publikuar dy këngë të reja.

Pas fitimit të kampionatit të NBA nga Toronto Raptors, reperi kanadez ka premtuar se do të publikojë dy këngë të reja për të festuar.

E pas vetëm pak ditëve, Drake i ka publikuar këngët të cilët fansat i kanë pritur me padurim.

Derisa njëra është bashkëpunim me Rick Ross, ‘Money in the grave‘, është kënga tjetër, ajo me titullin ‘Omerta’ që ka marrë vëmendjen e famsave.

Në ‘Omerta’ Drake ka sjellë një tekst me të vërtetë të menduar mirë dhe me rreshta që dëgjuesve i mbeten në kokë shumë shpejtë.

Kujtojmë se Drake vetëm para pak ditës është shfaqur edhe në këngën me Cris Brown, e cila po ngjitet në majat e klasifikimeve botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat