Detaje të reja në lidhje me ndarjen e William Levy dhe Elizabeth Gutierrez

Mediale Vip

Detaje të reja në lidhje me ndarjen e William Levy dhe Elizabeth Gutierrez

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 15:50
William Levy dhe Elizabeth Gutierrez

William Levy dhe bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez janë drejt ndarjes.

Të paktën kështu janë shprehur mediat spanjolle, të cilat kanë vëzhguar me kujdes marrëdhënien e tyre së fundmi.

Sipas burimeve të ndryshme pranë çiftit ata nuk janë parë bashkë prej kohësh, madje edhe ditëlindjen e saj, Elisabeth nuk e festoi me William.

Image

Ndër të tjera është vënë re fakti që në një prej festave të vajzës së tyre çifti nuk kanë qenë bashkë.

Në fakt, që nga muaji prill, kur aktori kubanez festoi ditëlindjen, familja Levy nuk është mbledhur më për një foto të përbashkët duke treguar dashuri dhe lumturi familjare.

Aktori ka marrë urime nga dy fëmijët e tij këtë të diel, me rastin e Ditës së Baballarëve, por nga bashkëshortja nuk ka pasur asnjë reagim.

Duke e krahasuar me vitet e kaluara, kur Elizabeth Gutierrez mezi priste të tregonte se ç'baba i mrekullueshëm është William, këtë herë ajo nuk pati asnjë reagim për këtë.

Madje, edhe pas mesazheve të dy fëmijëve për të atin, Gonzales nuk bëri as më të voglën lëvizje.

Madje as nuk ka postuar foto me fëmijët dhe partnerin me rastin e kësaj dite.

Një tjetër detaj që të çon drejt faktit që çifti është ndarë është edhe reagimi i Elizabeth në Instagram.

Si për të hequr vëmendjen nga thashethemet e fundit, ajo ka postuar në profilin e saj foto nga plazhi duke realizuar një set fotografik.

Image

Ndërsa dy fëmijët Kailey dhe Christopher, uronin të atin me fjalë zemre, Gutierrez zgjodhi një mënyrë tjetër reagimi për të shpërqëndruar ndjekësit e saj.

Sipas mediave spanjolle, mes çiftit të famshëm marrëdhëniet janë tensionuar, aq sa thuhet se ata jetojnë prej kohësh të ndarë. Modelja, prej kohësh nuk ka postuar më asnjë foto me familjen dhe kjo është shumë dyshuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat