Alban Skënderaj ndez me muzikë të vërtetë sallën 1 Tetori, rekord publiku

Mediale Vip

Alban Skënderaj ndez me muzikë të vërtetë sallën 1 Tetori, rekord publiku

Nga: Maksim Gjokaj Më: 19 qershor 2019 Në ora: 21:47
Alban Skenderaj

"Jam shumë mirënjohës që keni ardhur, po realizoj një ëndërr dhe jam shumë i lumtur", kështu ka nisur koncertin e tij recital në sallën 1 Tetori mbushur si asnjëherë më parë, artisti Alban Skenderaj.

Çdo gjë ka qenë live që nga orkestra sinfonike e Prishtinës e deri te zëri i ëmbël i këngëtarit të shumë hiteve.

Miqtë e tij të ftuar dhe publiku mjaft i madh në numër shijuan hitet e tij duke i kënduar së bashku me të duke e kthyer sallën e sportit në një muzikë të vërtetë me vlerë.

Image

Një gjë vazhdon të vërtetohet fort se artistin e njohur nga Shqipëria e duan shumë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat