Këngëtarja e famshme më e lumtur se kurrë, i tregon "botës" unazën e fejesës

Mediale Vip

Këngëtarja e famshme më e lumtur se kurrë, i tregon "botës" unazën e fejesës

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:49
Katy Perry

Këngëtarja Katy Perry i dha fund beqarisë në shkurt të këtij viti dhe është shumë e lumtur. Ajo u fejua me të dashurin Orlando Bloom, i cili i propozoi me një unazë rubini.

Katy duket shumë e lumtur dhe nuk e heq asnjëherë aksesorin nga dora. Ylli i popit u fotografua duke dalë nga një dyqan në Beverly Hills dhe vëmendjen e mori unaza që ndriconte prej larg.

35-vjecarja ishte e veshur me një kostum të thjeshtë, ndërkohë që mbante kapele dhe syze. Nuk dihet ende se kur do të martohet cifti, por janë më të lumtur dhe më të dashuruar se kurrë.

Madje, për festën e Shën Valentinit, Katy nuk zgjodhi asnjë aksesor tjetër përvec unazës së rubinit me formë luleje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat