3 vite pas dasmës, Vesa Luma është gati të martohet sërish me Big Bastën

Mediale Vip

3 vite pas dasmës, Vesa Luma është gati të martohet sërish me Big Bastën

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 06:33
Vesa Luma dhe Big Basta

Vesa Luma dhe Big Basta prej 3 vitesh kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre.

Çifti i njohur në shtator të këtij viti festojnë përvjetorin e katërt të martesës, që mbahet mend si një nga ceremonitë më të bukura të dasmave VIP. Siç duket Vesa është gati të martohet edhe njëherë me partnerin e saj, madje i ka propozuar publikisht Big Bastës.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet se ka bërë një ‘make up’ të lehtë dhe ka rregulluar flokët dhe i kërkon Big Bastës të martohen. “A martohemi prapë Big Basta?”, ka shkruar Vesa bashkangjitur fotos.

Image

Sigurisht që e gjithë kjo mbetet në kuadrin e shakasë, por megjithatë tregon që marrëdhënia mes të dyve është  forcuar akoma dhe më shumë me kalimin e viteve. Dyshja e njohur pak javë më parë u bashkuan si familje, pasi prej një kohe të gjatë jetonin larg njëri-tjetrit.

Megjithatë Big Basta u largua sërish për të vazhduar punën në Zelandën e Re, ndërsa Vesa qëndroi në Prishtinë. Kujtojmë se çifti i njohur janë edhe prindër të një djali të quajtur Lian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat