Kthehet pas një viti në Mykonos, Armina Mevlani zbulon arsyen e veçantë: Që nga viti 2008… - Bota Sot
Kthehet pas një viti në Mykonos, Armina Mevlani zbulon arsyen e veçantë: Që nga viti 2008…

Mediale Vip

Kthehet pas një viti në Mykonos, Armina Mevlani zbulon arsyen e veçantë: Që nga viti 2008…

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 06:53
Armina Mevlani

Armina Mevlani është një nga blogger-et më të njohura në Shqipëri, por pavarësisht se nuk mungon në asnjë event të rëndësishëm, ajo gjithmonë gjen kohë për veten e saj.

Armina ka zbuluar nëpërmjet një videoje në ‘Instagram’ se së shpejti do të kthehet në ishullin e Mykonos bashkë me mikeshat e saj më të ngushta, pasi kjo ishte si një traditë mes tyre.

‘Këtë herë kthehem në Mykonos ndryshe, së bashku me mikeshat e mia të ngushta, pasi ne kemi një traditë që nga viti 2008 se gjithmonë bëjmë një udhëtim të gjithë miqtë e fëmijërisë, pavarësisht se ku ndodhemi.

Kemi qenë në Spanjë, Greqi, Turqi, Amerikë, Itali dhe tani.. Mykonos’, ka shkruar blogger-ja. Kujtojmë se përveç punës si blogger-e, tani Armina është kthyer dhe ne biznesmene, duke qenë se pak kohë më parë ajo dhe Jonida Maliqi erdhën si ortake në ‘Delirium Shop’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...