“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, Zaimina publikon foto me partnerin

Mediale Vip

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, Zaimina publikon foto me partnerin

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:08
Zaimina Vasjari dhe Klodian Asllani

Qershori qenka muaj i veçantë për këngëtaren dhe bukuroshen e ekranit Zaimina Vasjari.

Teksa pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 32-të, sot është ditëlindja e partnerit të saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Zaimina në një foto ku të dy shihen në pishinë.

Ndërsa babai i vajzës së këngëtares shihet me kurriz, Zaimina pozon në mënyrë tejet seksi me shampanjë në dorë dhe me bikini.

Kujtojmë se Zaimina është e lidhur prej vitesh me Klodian Asllani, i cili ka qenë i martuar më parë dhe ka edhe dy vajza.

Nga lidhja mes tyre Zaimina solli në jetë të bijën Khloe më 29 janar të vitit 2018.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat