Rike Roçi tregon katër cilësi se pse Adelina është femra më e bukur shqiptare

Mediale Vip

Rike Roçi tregon katër cilësi se pse Adelina është femra më e bukur shqiptare

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 09:26
Rike Roçi

Adelina Ismaili konsiderohet të jetë e preferuara e shumëkujt dhe njëra nga artistet më të bukura shqiptare. 

Këtë mendim e ka ndarë edhe modelja Rike Roçi, e cila i është përgjigjur në disa pyetje fansave të saj në Instagram, derisa tregon karakteristikat se përse këngëtarja Ismaili është femra më e bukur shqiptare.

“Ka qenë është dhe do jetë… është e para femër rebele shqiptare, e para që ka thyer tabu, e para femër pa komplekse, e para Miss International, nuk ka si Adelina”, është përgjigja e modeles Roçi.

Kujtojmë që Rike fillimisht u bë e njohur me pjesëmarrjen në versionin shqiptar të “Big Brother”, dhe në prezenca në tribunat e stadiumeve gjatë ‘Euro 2016’.

Nga ana tjetër, Adelina po vazhdon angazhimin e saj në karrierë, teksa dje solli projektin e ri “Qikat” në bashkëpunim me reperen Rina Balaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat