Harry dhe Meghan largohen nga fondacioni i Kate dhe William

Mediale Vip

Harry dhe Meghan largohen nga fondacioni i Kate dhe William

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 10:27
Harry, Meghan, Kate dhe William

Bëhet zyrtare ndarja e angazhimeve humanitarëve të dukëve të Sussex, Harry dhe Meghan, në raport me dukët e Cambridge, William dhe Kate.

Lajmërimi vjen pas paralajmërimeve të bëra në mediat angleze, pas mosmarrëveshjeve mes nuseve të dy princave.

Kështu Harry dhe Meghan do të hapin një fondacion të ri humanitar. Ky veprim vjen pasi dukët e Sussex, duan të kenë më shumë liri.

Nga ana e tyre William dhe Kate e kanë aprovuar ndarjen e tyre, megjithëse nuk kanë përjashtuar bashkëpunimin për fushatën “Head Together’, lidhur me shëndetin mendor.

Edhe pse vendimi u motivua nga Harry dhe Meghan si një përgjigje për të rregulluar aktivitetin e tyre, ky veprim është komentuar si përkeqësim i marrëdhënieve me William dhe Kate. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat