Pas një pauze të gjatë Besart Halimi rikthehet me një duet.
Është bërë një kohë bukur e gjatë që skenës së muzikës i ka munguar emri i Besart Halimit, por duket se këngëtari pi jep fund pritjes së fansave pas paralajmërimit të bërë.
Këngëtari dha lajmin e gëzueshëm për fansat e tij përmes një postimi në Instagram, ku konfirmon se në bashkëpunim me Burakun do sjellin këngën e re të shoqëruar edhe me klip.
Përveç tjerash, arsyeja e mungesës së tij është edhe përkushtimi në familje pasi kujtojmë se ai është në lidhje bashkëshortore me Jana Podrimaj dhe është baba i një vajze.