Zbuloi shtatzëninë në mënyrën më fantastike, por sa muajshe është Miriam Cani?

Mediale Vip

Zbuloi shtatzëninë në mënyrën më fantastike, por sa muajshe është Miriam Cani?

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 14:15
Miriam Cani

Do të ishte çudi sikur në një koncert të Alban Skënderajt të mos kishte vazhdimisht ovacione.

Por të tilla si ato të momentit kur ai së bashku me Miriam Canin zbuluan në skenë gjatë koncertit “Hapësira e një ëndrre” në Prishtinë se janë në pritje të fëmijës së dytë, me siguri rrallë i ka përjetuar artisti i disa prej hiteve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Menjëherë video e momentit emocionues bëri xhiron e rrjetit, por asnjë detaj më shumë nga vetë Miriami dhe Albani.

Vetëm së fundmi, në një prononcim për “Revista Class”, artistja Miriam Cani ka bërë të ditur se ajo sapo ka përfunduar 3-mujorin e parë të shtatzënisë.

Mirëpo, për detaje të tjera si për shembull gjinia e bebushit të dytë Skënderaj duket se  do të duhet të presim edhe pak, pasi vetë Miriami është shprehur se është ende herët.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Dhurata me e bukur ne jete ?

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Dy artistët e njohur që celebruan në martesë dashurinë  e tyre vetëm pak javë më parë në Maldive në një ceremoni tepër intime, janë gjithashtu prindër të vogëlushes Ameli, e cila është 3 vjeçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat