Labinot Tahiri po finalizon këngën e re.
Labinot Tahiri përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se po vjen me një projekt të ri muzikor.
Këngëtari ka publikuar imazhe nga prapaskenat e xhirimit të klipit të një balade, që është pjesë e albumit të tij të ri.
“Duke xhiruar klipin e baladës së re nga albumi im i radhës. Kënga “Faleminderit Për Ditët e mira”. Prisni goditjet në zemër rend me rend klipet e reja dhe këngët që shërojnë tingujt e veshëve se jeni lodhur me…”, ka shkruar ndër të tjera Labi.
Ai shton edhe fjalët “Ju duaaaa Publik që më ruajtët në çdo rrethanë e rrugë. Zoti ju bekoftë”.