Bebe merr mbështetje nga Demi pas komenteve kritikuese

Mediale Vip

Bebe merr mbështetje nga Demi pas komenteve kritikuese

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 23:51
Demi Lovato dhe Bebe Rexha

Bebe Rexha nuk mërzitet fare për ngacmimet që i bëjnë në rrjetet sociale rreth trupit të saj.

Këngëtarja 29-vjeçare ishte subjekt i kritikave pasi postoi një fotografi të shkëputur nga performanca e saj.

Pas kësaj, këngëtarja shqiptare e përdori rrjetin social Twitter për t’iu kundërpërgjigjur kritikuesve:

“Nuk ma ndien fare se çfarë mendojnë njerëzit për peshën time trupore. Mua më intereson se çfarë unë mendoj për peshën time… për gjithë ata që më shkruajnë gjëra të shëmtuara rreth kësaj teme dhe që presin t’u përgjigjem.. nuk do ta kenë atë… Përveç nëse jeni krejtësisht të përsosur, nuk keni të drejtë të flisni për trupin e dikujt tjetër. Urrejtja që ushqeni dhe që duket se vjen nga pasiguria, nuk duket bukur në ju”, shkroi Bebe.

Këngëtarja po ashtu mori mbështetje edhe nga mikja e saj, Demi Lovato, e cila kishte gjëra të mrekullueshme për t’i thënë në komentet e postimit të Bebe-s në Instagram.

“Ti je e MREKULLUESHME, e fortë, autentike dhe inspirim për mua dhe shumë të tjerë. Faleminderit që je vetja, ti BUKUROSHE, grua e bukur. Të dua”, i shkroi Demi.

Kjo është fotografia që tërhoqi shumë komentues me kritika:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat