Bes Kallaku flet për projektin më të ri kinematografik që do sjellë: Është histori aktuale e Shqipërisë dhe Kosovës

Mediale Vip

Bes Kallaku flet për projektin më të ri kinematografik që do sjellë: Është histori aktuale e Shqipërisë dhe Kosovës

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 07:33
Bes Kallaku

Bes Kallaku ka qenë i ftuar në një intervistë për ‘Mirage’, ku ka folur edhe për projektin më të ri që ka ndërmarrë, një film i zhanerit komedi që pritet të jetë gati së shpejti.

Pa dashur të zbulojë më shumë seç duhet për këtë projekt, ai u shpreh: “Është jashtëzakonisht shumë serioz. Histori aktuale sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk zbuloj më shumë por i premtoj publikut që do të jetë një nga komeditë më të bukura dhe më aktuale”.

Në filmin ‘Falco’, Besi është regjisor, skenarist dhe aktor protagonist, ku do të sjellë në formën më reale të mundshme një nga personazhet e tij më të dashur për publikun, atë të ‘skifterit’.

Me herët aktori dhe moderatori i njohur ka rrëfyer se ky është një nga projektet që ka më shumë përzemër dhe ka 2 vite që i dedikohet me shumë pasion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat