Skenën e “Sunny Hill Festival” këtë vit do ta ‘ndez’ edhe Ledri Vula

Mediale Vip

Skenën e “Sunny Hill Festival” këtë vit do ta ‘ndez’ edhe Ledri Vula

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:02
Ledri Vula

Ka mbetur edhe pak kohë deri në festivalin “Sunny Hill”.

“Sunny Hill Festival” këtë vit do të mbahet më 2,3 dhe 4 gusht në ambientet e parkut të Gërmisë.

Tashmë kanë nisur të publikohen emrat e artistëve që do të performojnë në këtë festival, e që edhe këtë vit pritet të jetë i paharruar.

Një nga artistët që do të performojë në “Sunny Hill” është edhe Ledri Vula, i cili pritet të ‘ndez’ atmosferën në këtë skenë.

Përveç tij, do të performojnë edhe Njomza dhe Kida si dhe DJ i njohur australian Generik. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat