Bora Zemani luan “treshe” me binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj, ish-bashkëshorti deklaron se ende s’e ka zëvendësuar

Mediale Vip

Bora Zemani luan “treshe” me binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj, ish-bashkëshorti deklaron se ende s’e ka zëvendësuar

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:34
Bora Zemani, Romeo dhe Donald Veshaj

Prezantuesja Bora Zemani dhe dy aktorët e spektaklit “Al Pazar”, binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj, kanë publikuar në profilet përkatëse në “Instagram”, spotin e emisionit më të ri në “Vizion Plus” me titull “Treshat”.

 

Në setin e fotove bardhë e zi, Bora shfaqet pa tabu duke kapur nga vithet dy vëllezërit, një lojë treshe kjo mjaft provokative. Nga video promo konfirmohet natyra humoristike e emisionit dhe duket sikur ironizon gjithë programet e tjerë televizivë. Ndërkohë, bëhet e ditur se “Treshat” do të transmetohet çdo të premte, duke u bërë kështu ndër të paktat emisione që transmetohen gjatë verës.

“Ne nuk mërzitemi nëse nuk na shikon. Është e vështirë të bindësh bananen se luleshtrydhja është më e mirë se banania”, thotë Bora në fund të spotit. Pas shumë zërave që qarkullonin kohët e fundit, tashmë çdo gjë është konkretizuar. Bora Zemani, Romeo dhe Donald Veshaj janë “Treshat” e vetëm të ekranit, një vajzë që luan me dy djem. E ndërkohë që Bora po provokon audiencën me fotot e fundit, duke nënkuptuar me humor se nuk i mjafton një, po dy djem, ish-partneri i saj Vin Veli, në një farë mënyre, ka shprehur se ende nuk e ka zëvendësuar nënën e djalit të tij.

Dj-i, lidhjen më të cilin Bora e konsideroi “gabimin më të bukur të jetës së saj”, ishte i ftuar në emisionin “Trokit”, ku foli për karrierën e tij, jetën private dhe për marrëdhënien që ka me djalin. Pas ndarjes nga Bora Zemani, u përfol se Vin Veli ishte në një lidhje dashurie. Lidhur me këtë ai u shpreh se “fjalët mund të mos kenë qenë të vërteta, pasi ajo që u përfol nuk ishte lidhje”.

Duke bërë shaka, Dj shtoi “tashmë është e vështirë që të dalësh nëpër qytet me një vajzë që e ke kushërirë, pasi në media përflitet menjëherë si histori dashurie”. “Në një lidhje? S’ishte lidhje, nuk ka lidhje. Unë u shqetësova për mikeshën time që kisha në krahë. Pse duhet të dalë ajo në portale, ka familje, ka të afërm. Edhe për miqtë e mi që ishin në tavolinë në foton që doli, s’kanë lidhje me showbizz-in. Tani ke frikë të dalësh dhe me goca, imagjino të jesh me gocën e tezes”, shprehet Vin Veli.

Më pas, ai foli edhe për marrëdhënien e ngushtë që ka me të birin, Arborin, me të cilin takohen shpesh. Veli shtoi se djali është personi më i rëndësishëm në jetën e tij. Kujtojmë se Dj i njohur Vin Veli dhe Bora Zemani i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare në vitin 2017.

E ftuar më vonë nga Ermal Mamaqi, ajo i habiti të gjithë me deklaratën e saj. E pyetur nga moderatori nëse tani që ka Arborin është bërë pishman apo jo, Bora u shpreh se pikërisht për këtë arsye Vin Veli është gabimi më i bukur dhe do vepronte njësoj sikur 1 mijë jetë të kishte.

“Absolutisht jo, e quaj gabimin më të bukur të jetës Vinin. Po të kthehesha pas në kohë, ndoshta shumë gjëra do t’i ndryshoja te vetja, por Vinin jo. 1 mijë jetë të kisha, në të 1 mijë jetët do gaboja njësoj, që të kisha Arborin”, u shpreh Bora.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat