Kur filluan të largohen nga njëri-tjetri Nora dhe Roberti?

Mediale Vip

Kur filluan të largohen nga njëri-tjetri Nora dhe Roberti?

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 00:15
Nora dhe Roberti

Edhe pse projekti i tyre i fundit së bashku si çift ishte ‘S’ka inat’ ku ishte një dedikim i veçantë dashurie thashethemet ne lidhje me ndarjen e tyre nuk po kanë të ndalur.

Historia e dashurisë së tyre nisi 14 vite më parë, njëri si muzikant e tjetra këngëtare, e menjëherë u bënë çifti më i dashur për publikun.

Dashurinë e tyre në vitin 2014 e kurorëzuan me martesë ku kanë edhe një vajzë së bashku të quajtur Rene.

 

Ka kohë të gjatë kur për çiftin filluan aludimet rreth ndarjes së tyre edhe pse gjithmonë janë mohuar nga ana e çiftit.

Mirëpo, tu hedhësh një sy profileve në instagramet e tyre Nora ka fotografinë e fundit me Robertin si çift në vitin 2016 duke përjashtuar rastet familjare, ndërsa Roberti kohë pas kohë ka fotografi të Norës bashkë me vajzën.

A do të thotë kjo që problemet filluan dy  vite vetëm pasi u martuan?

Edhe pse Nora në një intervistë tash së fundi herë në lidhje me këto aludime ka thënë se: “ kur është një lidhje e gjatë, një martesë e gjatë patjetër që ka ulje-ngritjet e veta. Ne kemi 14 vite bashkë kështu që as lidhja jonë nuk ka qenë imune, por ne vazhdojmë të jemi prindër, bashkëshortë. Të ardhmen nuk mund ta parashikojmë‘, u shpreh Nora.

Si e kuptoni ju këtë që e ka thënë Nora ndarje apo një rrugë drejt saj?.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat