Brenda dasmës përrallore të Elseid Hysaj në kalanë e Shkodrës!

Mediale Vip

Brenda dasmës përrallore të Elseid Hysaj në kalanë e Shkodrës!

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 07:51
Elseid Hysaj, Fiorenza Lekstakaj

Futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare i dha fund beqarisë në një mënyrë mjaft të bukur: ceremoninë e dasmës, ai dhe partnerja e vet prej shumë vitesh Fiorenza Lekstakaj, kanë zgjedhur ta bëjnë në një vend shumë të veçantë: në kalanë e Rozafës në Shkodër!

Me një dekor të bukur e të sofistikuar, kalaja u kthye në një vend magjik për çiftin e ri, e të afërmit dhe miqtë e ftuar të gëzonin së bashku me ta. Një punë e realizuar me shumë shije nga “Class AV Evenets”, ndërkohë që Alketa Vejsiu bëri edhe një pohim mjaft interesant: ajo tha se me donacionet e Hysaj është rindërtuar një pjesë e kalasë së Rozafës.

Nje gjest i lavdërueshëm ky i futbollistit të njohur! Dhe me një mjedis të tillë të përzgjedhur për dasmën, dyshja do të ketë padyshim një kujtim të mrekullueshëm prej ditës së vet të madhe!

Hyrja e çiftit, që u prit me duartrokitje, u shoqërua me tingujt e këngës së njohur të John Legend, “All of me”. Nusja kishte një fustan madhështor, ndërsa dhëndri ishte tejet elegant me të zeza.

Elseid dhe Fiorenza kanë një histori disa vjeçare, e janë ndërkohë edhe prindër të një djali 3 vjeç.

Image
Image

 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat