Ithtarët e teorive konspirative besojnë se Jackson ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij

Mediale Vip

Ithtarët e teorive konspirative besojnë se Jackson ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 09:17
Michael Jackson

Michael Jackson është gjallë dhe është dëgjuar në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij Prince – pohojnë ithtarët e teorive konspirative.

Mbreti i muzikës pop ndërroi jetë në vitin 2009, mirëpo gjatë gjithë kohës ka pasur teori nga më të ndryshmet që pretendonin se është gjallë.

Ndërsa një video i ka rikthyer teoritë konspirative në lidhje me këngëtarin amerikan. Xhirimi thuhet se është bërë në muajin e kaluar gjatë ceremonisë së diplomimit të Prince në ‘Loyola Marymount University’ në Los Angeles.

Videoja e publikuar në kanalin BeLIEve në YouTube, e shfaq momentin kur thirret emri i djalit të Jackson teksa një femër thotë: “Ja ku është Prince”, ndërsa më pas dëgjohet edhe një zë tjetër që nuk kuptohet.

Ithtarët e teorive konspirative besojnë se është zëri i Michael, ndërkohë që të tjerët kërkojnë fakte reale për këto dyshime të hedhura.

“Michael Jackson është gjallë, mund ta dëgjoni zërin e Michaelit në diplomimin e djalit të tij”, thuhet në përshkrimin e videos. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat