Anxhela flet për periudhën kur u angazhua si spikere lajmesh

Mediale Vip

Anxhela flet për periudhën kur u angazhua si spikere lajmesh

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 17:06
Anxhela Peristeri

Sot ne të gjithë e njohim Anxhela Peristerin si këngëtare, por dikur ajo ka prezantuar emisione televizive madje ka tentuar dhe të bëjë spikeren e lajmeve.

E ftuar në “E Diell” këngëtarja kujton se në vitet 2000 i ka bërë të gjitha përpjekjet për t’u futur në botën e artit pasi babai i saj punonte në Pallatin e Kulturës.

“Meqë ekonomia nuk ishte e duhura dhe s’mund të hyja menjëherë në fushën e këngës, provova njëherë veten te lajmet, pastaj shkova te Miss-i dhe në emisione të tjera si prezantuese. Si përfundim nuk e fitova audicionin”, ka rrëfyer me nostalgji Peristeri.

Ndër të tjera, Anxhela kujtoi se në fillimet e karrierës së saj, këngët e para teksa këndonte në festivalet e fëmijëve i dedikoheshin Zotit dhe se nuk i janë ndarë asnjëherë çmimet e para.

Jo më kot, këngëtarja korçare konsiderohet si një nga vokalet më të mira të skenës shqiptare.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sot ne E Diell ne @topchannelalbania ! @ervinkurti ?

A post shared by Music is my religion! (@anxhelaperisteriofficial_) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat