Butrint Imeri paralajmëron projektin e radhës që do të jetë bashkëpunim

Mediale Vip

Butrint Imeri paralajmëron projektin e radhës që do të jetë bashkëpunim

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 13:17
Butrint Imeri

“Hajt Hajt” është një prej realizimeve më të fundit të këngëtarit shqiptar, Butrint Imeri.

Ky projekt i tij u mirëprit nga publiku dhe në YouTube për vetëm dy javë ka grumbulluar mbi tetë milionë shikime.

Së fundmi, Butrinti në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi me menaxherin e tij, Denis Avdiun, i cili njëherësh është edhe pronari i kompanisë muzikore, AVD Digital, ndërsa e ka paralajmëruar hitin e radhës.

“Më beso është një bashkëpunim shumë i fortë”, ka shkruar Butrinti në postimin e ndarë me ndjekësit e tij.

Pjesë e kësaj kompanie të madhe,e cila ka sjell një mori hitesh është bërë edhe këngëtarja Orhidea Latifi, pas largimit nga labeli “On Records”.

Ndërkaq, klipi i fundit i Butrintit u përfol mjaft shumë, pasi pjesë e tij ishte edhe prezantuesja Kiara Tito, kjo e fundit që spekulohet se është në lidhje me artistin tonë.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat