Khloe ka rrëfyer edhe një herë momentet e vështira të tradhtisë së ish-të dashurit

Mediale Vip

Khloe ka rrëfyer edhe një herë momentet e vështira të tradhtisë së ish-të dashurit

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 13:20
Khloe Kardashian

Po vazhdon të përflitet akoma skandali i mikes së ngushtë të familjes Kardashian/Jenner, Jordyn Woods. Kjo e fundit ishte zënë mat me të dashurin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson, me të cilin bukuroshja ka një vajzë me të.

Skandali Tristan me Jordyn është komentuar edhe këtë të diel në episodin e ri të “Keeping up with the Kardashians“. Gjysma e parë e këtij sezoni u hap me Khloe duke treguar se ajo përjetoi migrenë për dy muajt e fundit. Ajo gjithashtu ishte në procesin e transferimit në një shtëpi me qira, ndërsa e rinovoi rezidencën e saj të Calabasas.

“Disa ditë ndihem mirë dhe nuk jam e lodhur dhe nuk kam dhimbje kohe. Dhe pastaj të nesërmen më mërzit gjëja më e vogël”.

“Koka ime është bërë lëmsh sepse është goditur për kaq gjatë dhe është e tmerrshme”, citohet të ketë thënë Khloe.

Nga ana tjetër, ajo ka rrëfyer se Tristan i kishte thënë se do të bënte vetëvrasje pas atij skandali me miken e ngushtë të tyre, pasi kjo gjë nuk dëshiroi që të ndodhte.

Theksojmë se Kardashian është duke punuar në projekte të tjera të modës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat