Ilira, edhe një artiste shqiptare me zërin e të cilës bota po mahnitet

Mediale Vip

Ilira, edhe një artiste shqiptare me zërin e të cilës bota po mahnitet

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 16:12
Ilira Gashi

Ilira është një artiste e re e cila po merr shumë vëmendje me zërin e saj me 4 oktava.

Ilira Gashi është një 24-vjeçare nga Kosova e cila është rritur në Zvicër dhe tashmë ka nënshkruar kontratë me një shtëpi muzikore që po i mundëson të bëjë muzikë në Amerikë.

Ilires së fundi i është dhënë rasti të performojë disa nga këngët e saj në VEVO Discover, ku kanë filluar shumë artistë që tashmë janë emra të mëdhenj botëror.

Këngëtarja ka performuar për mrekulli dy këngët e saj, e njëra ndër to është një version i ri i këngës ‘Diablo’, që e ka në bashkëpunim me Juan M dhe që po pëlqehet nga shumë njerëz.

Ilira shfaqet si një artiste shumë e veçantë në këtë paraqitje, por ajo që ka marrë vëmendjen dhe po diskutohet me të madhe është zëri i saj.

Këngëtarja shqiptare ka një potencial zëri prej 8 oktavave, aftësi kjo që shumë pak artistë e kanë.

Kjo do të thotë se Ilira ka mundësi të performojë në mbi 30 nota muzikore, e artistë që njihet për këtë kualitet zëri janë edhe Mariah Carey, Ariana Grande e madje edhe Freddie Mercury i ‘Queen’.

Pasi është zbuluar nga një producent gjerman, Ilira është shpërngulur në Gjermani për të punuar në muzikë të reja, nën menaxhimin e 50/50 dhe me të drejtat për t’i publikuar muzikën shtëpia e madhe Sony.

Në gusht të vitit 2018 artistja ka nënshkruar me Four Music në Berlin, ku pas vetëm një muaji ajo ka publikuar këngën e saj të parë singël, ‘Whisper my name’, që ka marrë vendin e parë në top-listat gjermane.

Ajo për momentin po punon në Los Angeles, Londër dhe Berlin për albumin e saj të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat