Në një aktivitet artistik të organizuar në SHBA, mori pjesë edhe Miss Kalifornia 2019, Erica Dann, e cila shkëlqeu me fustanin tejet elegant, të përgatitur nga dizenjatorja kosovare Vjollca Llapashtica. Erica Dann, ka publikuar disa foto në llogarinë e saj, duke e falënderuar Vjollcën për këtë kreacion: ”Ndër te tjerat e falënderoj disenjatoren Vjollcën që ma ka përgatitur fustanin perfekt”, ka shkruar ajo. Ndryshe, Vjollca Llapashtica, prej se ka filluar punën e saj, në vazhdimësi përkujdeset për artistet me famë botërore, të cilat marrin pjesë në aktivitete me rendësi nga jeta shoqërore.BS