Celibashi i del kundër shumicës: Presidenti s’plotëson kushtet për shkarkim

Mediale Vip

Celibashi i del kundër shumicës: Presidenti s’plotëson kushtet për shkarkim

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 19:07
Ilirian Celibashi dhe Ilir Meta

Prej ditësh tashmë ka një debat juridik dhe politik për datën e zgjedhjeve, nëse duhet të zhvillohet apo jo procesi më 30 qershor. Një situatë kjo e komplikuar pas aktit të Presidentit Ilir Meta që zhdekretonte datën 30 si ditën e zgjedhjeve dhe botimi i këtij dekreti në Fletoren Zyrtare.

Ndërkohë mazhoranca e cilëson dekretin e Presidentit Meta si një shkelke të rëndë Kushtetues dhe ka ndërmarrë edhe disa hapa që po shkon drejt një votimi për shkarkimin e tij.

Por për Ilirian Celibashin, ish-kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe konstitucionalist, Meta ka kryer shkelje Kushtetuese me aktin e tij, duke tejkaluar kompetencat. Në studion e ‘Top Talk’, ai deklaroi se ky akt nuk mund të cilësohet si shkelje e rëndë e Kushtetutës, e rrjedhimisht nuk mund të vijohet me shkarkimin e Presidentit.

“Dekreti për anulimin e zgjedhjeve qartësisht është në mungesë të kompetencave të Presidentit të Republikës. Por gjithsesi, ky nuk është rasti për të ndërmarrë këtë vendim”, tha Celibashi, duke shtuar se “Edhe nëse Gjykata Admistrative, apo edhe ajo Kushtetues do ta cilësonte si një shkelje të Kushtetutës aktin e Metës, në gjykimin tim nuk do ta cilësoja si një shkelje të rëndë”, tha ai.

I pyetur nëse po e interpreton gabim politikisht, apo po e përdor institutionalisht mazhoranca këtë vendim të Presidentit, Celibashi u përgjigj: “Në këtë qasje politike të palëve, secili prej tyre përdor mjetet e veta për interesa politike. Mendoj se edhe në pikëpamje të dëshirës për të gjetur një zgjidhje, mund të ishte evituar kjo si iniciativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat